Flash News

E-TJERA

Identifikohet viktima dhe autori i vrasjes në Kavajë, shkak u bë vendi i parkimit

Identifikohet viktima dhe autori i vrasjes në Kavajë, shkak u bë

Një ngjarje e rëndë u regjistrua pasditen e sotme në Kavajë, ku një 47-vjeçar humbi jetën si pasojë e plagëve të marra me mjet prerës.

Sipas informacioneve paraprake, viktima, Skerdilajt Isufi, i njohur edhe si Alket Isufi, kishte parkuar automjetin pranë banesës së një 47-vjeçari. Dyshohet se mes tyre ka nisur një debat verbal për shkak të parkimit të mjetit.

Burime nga policia bëjnë me dije se konflikti është përshkallëzuar dhe në një moment 47-vjeçari, i identifikuar si Landi (Roland) Puja, dyshohet se ka nxjerrë një thikë duke e goditur viktimën dy herë në zonën e kraharorit.

I plagosuri është transportuar me urgjencë drejt spitalit, por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.

 

Të fundit