Flash News

E-TJERA

Identifikohet 20-vjeçarja që humbi jetën në aksidentin tragjik në Pishkash

Identifikohet 20-vjeçarja që humbi jetën në aksidentin

Megi Xhetani, 20 vjeç, është viktima e aksidentit tragjik që ndodhi pas mesnatës në aksin Përrenjas-Librazhd. E reja ishte pasagjere në një automjet tip "Mercedes-Benz", që drejtohej nga 34-vjeçari Zef Sinani.

Mjeti me të cilin po udhëtonin u përplas me një kamion me targa të Maqedonisë së Veriut. Si pasojë e aksidentit, Sinani mbeti i plagosur rëndë dhe u dërgua në Spitalin e Traumës për trajtim të specializuar.

Paraprakisht, dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë në një kthesë të fortë në zonën e Pishkashit. Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Të fundit