Flash News

E-TJERA

Identifikohet autori i dyshuar i vrasjes së gjyqtarit, i ati kishte denoncuar në media “zaptimin” e pronës

Identifikohet autori i dyshuar i vrasjes së gjyqtarit, i ati kishte

Identifikohet autori i dyshuar i vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja mesditën e sotme me armë zjarri brenda sallës së gjyqit në Gjykatën e Apelit në Tiranë.

Ai është Elvis Shkambi, 30 vjeç, tashmë i arrestuar, kurse arma e krimit i është sekuestruar, ndërsa personi në foto është i ati Gjon Shkambi. 

Prej disa vitesh babaii autorit të dyshuar ka denoncuar në media disa herë një konflikt që ka patur me pronën në Shkodër.

Shkambi është shfaqur në emisionet investigative si dhe kronikat e lajmeve herë pas here në të kaluarën, teksa pretendonte se 31 familje i kishin zaptuar një pallat dhe truallin në Shkodër.

SIç është raportuar më herët në media, në atë pallat prej më shumë se 30 vitesh jetojnë 31 familje të cilat pretendojnë se Gjon Shkambi i ka të falsifikuara dokumentat ndërsa zhvilluan edhe një protestë kundër tij duke thënë se ka tentuar të futet me forcë në shtëpitë e tyre.

Nga ana tjeter, Shkambi ka deklaruar se ka e ka fituar me gjyq atë pronë dhe se banorët duhet që ta lirojnë sipas urdhërit të Zyrës së Përmbarimit.

Shkambi thotë se posedon gjithë dokumentacionin e rregullt dhe se atë pronë e ka të dhuruar nga babai i tij. Ky konflikt mes banorëve që ndodhen aktualisht në pallatin e ish rezervave të ndërtimit dhe shtetasit Gjon Shkambi vijon prej të paktën 10 vitesh. 

Sakaq, ditën e sotme dosja po shqyrtohej në Apel nga Astrit Kalaja pasi kishte mbërritur nga Gjykata e Shkodrës.

 

Të fundit