Flash News

E-TJERA

Identifikohet një nga personat që dhunoi avokatin e Ilir Metës

Identifikohet një nga personat që dhunoi avokatin e Ilir Metës

Një ditë më parë avokati i njohur Kujtim Cakrani u dhunua në Vlorë nga dy persona dhe për pasojë u dërgua në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Ndërkohë mësohet se Skerdilajd Xhindi është personi që ka goditur me dorezë hekuri avokatin Cakrani, raporton TopNews.

Ditën e djeshme avokati i njohur i Vlorës dhe mbrojtësi ligjor i ish-presidentit Ilir Meta, u dhunua rreth orës 13:30 në ambientet e një karburanti në qytetin e Vlorës.

Në dëshminë e tij, avokati Cakrani, tha se dy persona të panjohur për të e kanë sulmuar në momentin që ai po furnizohej me karburant në hyrje të Vlorës.

Fillimisht, ata e kanë ofenduar dhe sharë, ndërsa dyshohet se konflikti ka nisur për shkak të një parkimi , edhe pse avokati shprehet se nuk beson se ky ka qenë shkaku i vërtetë.

Më pas, dy personat kanë ushtruar dhunë fizike ndaj tij, duke e goditur me një mjet prerës në pjesën e pasme të kokës.

Të fundit