Flash News

E-TJERA

Identifikohet një vatër me ‘murtajën afrikane’ në Malin e Rrencit në Lezhë

Identifikohet një vatër me ‘murtajën afrikane’

Një vatër me murtajën afrikanë është identifikuar në Malin e Rrencit në Lezhë.

Mësohet se sëmundja është shfaqur fillimisht tek derrat dhe, sipas informacioneve ,të paktën 10 krerë kanë ngordhur.

Pas identifikimit të rasteve, shërbimi i veterinarisë në Lezhë është vënë në lëvizje dhe nga analizat ka rezultuar se kanë ngordhur nga murtaja afrikane.

Për këtë arsye zona është vendosur në karantinë, ndërsa vijojnë verifikime në të gjithë zonën.

Shërbimi veterinar nuk ka pranuar të komentojë, ndërsa të gjithë personeli janë në punë ditën e sotme dhe po vazhdojnë analizimin e situatës.

Të fundit