Flash News

E-TJERA

Identifikohet rasti i parë me variantin britanik në Gjermani, 22-vjeçarja kishte udhëtuar nga Shqipëria

Identifikohet rasti i parë me variantin britanik në Gjermani,
Foto ilustruese

Në Gjermani mutacioni britanik i Covid-19 është identifikuar për herë të parë tek një paciente 22-vjeçare në rrethin e Hochtaunus.

Mediat bëjnë me dije se një vajzë 22-vjeçare e sapo kthyer nga Shqipëria, kishte shfaqur simptoma të lehta të variantit britanik. Virusi është identifikuar pas kryerjes së ekzaminimeve përkatëse në laborator.

Sipas autoriteteve shëndetësore gjermane, e reja është karantinuar dhe po mbahet nën kontrollin e mjekëve, teksa është në gjendje të mirë shëndetësore.

Ndërkohë Instituti i  Shëndetit Publik në Shqipëri ka deklaruar se në vend ende nuk ka asnjë rast si të dyshuar, apo dhe të identifikuar me variantin britanik të koronavirusit.

Të fundit