Flash News

E-TJERA

Identifikohet vrasësi i shqiptarit në Selanik, policia: Janë nga i njëjti vend, është...

Identifikohet vrasësi i shqiptarit në Selanik, policia: Janë nga

Policia e Selanikut ka identifikuar vrasësin e 50-vjeçarit shqiptar ditën e sotme pranë një karburanti.

Sipas mediave greke, agjentët e policisë greke e kanë identifikuar nga targat e makinës me të cilën u arratis.

Sipas shtypit grek, autori është me origjinë nga Shqipëria dhe është i njohur për policinë greke për disa vepra penale.

Kujtojmë që krimi  i rëndë ndodhi sot rreth orës 13:00 pranë një pike karburanti në Selanik. Viktima dhe autori kanë qenë më herët së bashku në një lokal pranë zonës ku ndodhi krimi.

Mes tyre nisi një përleshje. Arsyet e sherrit nuk dihen, por autoritetet greke dyshojnë se mund të lidhet me probleme financiare.

Pas konfrontimit në lokal, të dy u larguan me makinat e tyre. Më pas u gjendën në të njëjtën pikë karburanti në rrugën Solonos të Selanikut.

50-vjeçari shqiptar ndodhej në karburant për të furnizuar makinën. Ndërsa paralelisht në rrugën kryesore kishte ndaluar makina e autorit, tip Peugeot ngjyrë e zezë.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar të gjithë krimin. Viktima shihet te dritarja e makinës së autorit dhe godet me zinxhir personin që ndodhet brenda mjetit.

Por në këtë moment ai qëllohet me pistoletë nga brenda makinës dhe bie përtokë. Ndërsa vrasësi largohet me shpejtësi me makinë nga vendngjarja.

50-vjeçari shqiptar mori 3 plumba në kraharor dhe ndërroi jetë rrugës për në spital.

 

Të fundit