Flash News

E-TJERA

Idro Seferi i revoltuar me mediat shqiptare: Më mirë raportoj për serbët, sesa për ju

Idro Seferi i revoltuar me mediat shqiptare: Më mirë raportoj për

Gazetari shqiptar që jeton në Serbi, Idro Seferi shprehet i revoltuar se ka vendosur të mos raportojë më për mediat shqiptare për arsye mungesë korrektësie, mungesë vlerash dhe trajtimesh profesionale.

Në një postim në rrjetet sociale, ai bën me dije se vetëm në një ditë ka patur tre raste por i ka refuzuar dhe ka ndjerë hidhërim nga kolegët se pse ai nuk do të raportojë pa pagesë nga Serbia.

"Nëse është puna për patriotizëm Vuçiç edhe Serbia ju lodh krejtëve prej Gjilanit edhe deri në Gjirokastër pasi i ka mbi 10 korrespondentë në Kosovë, mijëra euro nëpër portale edhe ka portal “gjysëm” shtetëror në Kosovë." shton më tej Idro Seferi.

Ai deklaron se vendimi është përfundimta dhe shkruan se më përpara del dhe raporton serbisht sesa për mediat shqiptare.

Postimi i plotë:

“Te dashur kolege,
Pra sic mund ta keni kuptuar ne mediat shqip kam vendosur qe te mos raportoj me per arsye mungese korrektesie, mungese vlerash dhe trajtimesh profesionale. Meqe sot i kisha 3 raste dhe po e ndjej nje lloj hidherimi nga ana e kolegeve se pse nuk dua te raportoj pa pagese nga Serbia apo te dal ne cfaredo forme pervec kur une jam interviste, ju lutem mos me kontaktoni me. Mungesa e korrektesise dhe e gazetarise se lire dhe banale dhe shume kot ne cfare niveli keni ra me nuk do tu beje sherbime derisa te mos mesoheni qe gazetaria eshte pune. Ndoshta ju duket juve normal dhe une gjithmone nisem prej idese se Orwellit qe “derrave te ri iu duket normale gjendja ne ferme pasi nuk e mbajne mend gjendjen e me parshme”. Por, mos e teproni pasi nuk kam asnje pike respekti me per punen e asnje media qe punon ne kete forme dhe jeni te lire te me shpallni ckado. Nese eshte puna per patriotizem Vucici edhe Serbia ju lodh krejteve prej Gjilanit edhe deri ne Gjirokaster pasi i ka mbi 10 korrespondent ne Kosove, mijera euro neper portale edhe ka portal “gjysem” shteterore ne Kosove. Ata qe munden me me thirre e dine vet kush jane. Mesonu me u sill, me respektu kohen dhe eksperiencen e tjetrit, mos me folni me cinizma edhe mos u beni zdrala ose ne gjuhe letrare zgjebsa. Pra, vendimi eshte perfundimtar edhe ma perpara dal serbisht se per juve. Nese sju pelqen fuck off”,- shkruan Seferi.

Të fundit