Flash News

E-TJERA

Çifti i të moshuarve u dhunua për vdekje, dyshime për krim në familje

Çifti i të moshuarve u dhunua për vdekje, dyshime për krim

Policia ka dhënë detaje nga ngjarja e rëndë në Dropull, ku një çift të moshuarish u gjetën të vdekur me shenja dhune.

Siç njofton policia, në banesë nuk janë konstatuar thyerje dyersh apo dritaresh, çka hedh dyshime se mund të kemi të bëjmë me krim në familje.

“Rreth orës 08:00, janë gjetur nga fqinjët, të pajetë, në banesën e tyre në fshatin Bodrisht, shtetasit K. I., 84 vjeç dhe K. I., 88 vjeçe (bashkëshortë). Nga këqyrjet paraprake të trupave të 2 shtetasve, janë konstatuar shenja dhune, dyshohet të shkaktuara me mjete të forta rrethanore.

Gjithashtu, nga këqyrja paraprake e vendit të ngjarjes, nuk janë konstatuar thyerje të dyerve apo dritareve, si dhe në brendësi të banesës nuk janë konstatuar çrregullime të orendive.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe së bashku me grupin e posaçëm hetimor të ngritur për këtë rast, në drejtimin e Prokurorisë, po vijojnë hetimet intensive për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

 

Të fundit