Flash News

E-TJERA

Çifti irlandez gjejnë mbi 40 mijë euro në afërsi të një supermarketi në Durrës, i dorëzojnë në polici

Çifti irlandez gjejnë mbi 40 mijë euro në afërsi

Një çift irlandez kanë gjetur një shumë prej 41.400 euro në afërsi të një supermarketi në Durrës dhe e kanë dorëzuar në policinë e Shkodrës.

Raportohet se 42-vjeçari me iniciale K. S., dhe bashkëshortja e tij, shtetasja me iniciale K. K., kanë deklaruar se shumën e parave e kanë gjetur më 26 Mars rreth orës 15:30.

Njoftimi i policisë:

Shkodër

 Mbrëmjen e djeshme, në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, janë paraqitur një çift irlandez, i cili ka dorëzuar një shumë vlerash monetare prej 41 400 eurosh.

Shtetasi K. S., 42 vjeç, dhe bashkëshortja e tij, shtetasja K. K., kanë deklaruar se shumën prej 41 400 eurosh e kanë gjetur më datë 26.03.2025, rreth orës 15:30, në afërsi të supermarket “SPAR”, në lagjen nr 13, Durrës.

Me veprimet e metejshme do të merret Drejtoria Vendore e Policië Durrës.

#NëShërbimDheNdihmëTëQytetarëve

Të fundit