Flash News

E-TJERA

IGJEUM paralajmëron rritje të nivelit të lumenjve, në Shkodër ende 738 ha nën ujë

IGJEUM paralajmëron rritje të nivelit të lumenjve, në
Foto Ilustruese

IGJEUM ka paralajmëruar se përgjatë datave 23-26 janar do të ketë reshje intensive të cilat do të jenë më të përqëndruara në veri dhe në jug të territorit. Ndërkohë në Shkodër 738 hektarë tokë janë ende nën ujë, si pasojë e reshjeve të javës së kaluar.

Bashkia e këtij qyteti bën me dije vijon gërryerja e tokave bujqësore në disa zona dhe se rruga për në Obot është ende e pakalueshme për mjetet e ulëta.

IGJEUM thotë se reshjet do të sjellin rritje të prurjeve dhe niveleve në Lumenjtë Drin-Buna, Liqenin e Shkodrës dhe Lumin Vjosa.
Sipas IGJEUM, në pjesët e sipërme të këtyre baseneve lumorë, mund të ketë vërshime të shpejta të përrenjve dhe lumenjve më të vegjël të shoqëruara edhe me rrëshqitje të dherave, kryesisht në qarqet Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër.

Ndërkohë ministria e Mbrojtjes u kërkoi bashkive të marrin masa.

Të fundit