Flash News

E-TJERA

Ikën pa paguar nga restoranti në Berat, media italiane: Paskan shkuar disa 'dinakë'

Ikën pa paguar nga restoranti në Berat, media italiane: Paskan shkuar

Lajmi se disa turistë italianë ishin larguar pa paguar nga një restorant në Berat bëri bujë dhe në mediat në Itali.

Open Online shkruan se bumi i turistëve italianë në Shqipëri, mesa duket ka sjellë edhe ata njerëz që kanë “zakone të këqija”.

Për shumë italianë, vera e vitit 2023 ishte e lidhur me Shqipërinë: ikja nga brigjet kombëtare, shkaktoi rekordin historik  të nisjeve verore drejt Tiranës. Një ‘pushtim’ që banorët vendas nuk mund të mos e vinte re.

Megjithatë, jo gjithmonë me kënaqësi, pasi disa turistë duket se kanë sjellje të këqija: ky është rasti i një grupi prej katër italianësh që u larguan nga një restorant pa paguar faturën prej rreth 80 euro. Gjithçka ka ndodhur në Berat, një qytet historik në qendër të vendit.

Sipas gazetave lokale tha pronari i restorantit, se nuk kishte bërë as përpjekjen më të vogël për t'i ndjekur”, shkruan media italiane open online.

Ikën pa paguar nga restoranti në Berat, media italiane: Paskan shkuar

Ky është rasti i një grupi turistësh italianë që pasi darkuan në restorant “Guva” në Berat u larguan pa paguar një faturë prej 80 eurosh.

Të fundit