
Flash News
Kur nderi ‘vret’ më shumë se dhuna, Lediona Braho për Politiko: Incesti, një problem i heshtur në shoqërinë shqiptare
Vijon zjarri në inceneratorin e Elbasanit, tymi toksik rrezikon shëndetin e qytetarëve
SHBA feston 249-vjetorin e Pavarësisë
Pas ultimatumit të Ramës, japin dorëheqjen të gjithë drejtorët e bashkisë së Vlorës
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Ikja e Mark Markut: si të djathtë më lëndon, si ish-student më bën krenar

Alfred Lela
Sot në mëngjes më ndodhi një gjë e pandodhur prej shumë vitesh: pata dëshirë të ngulmët për të blerë një gazetë. Sepse sot gazeta Panorama, të më falë miku im Bert Rakipllari për troçësinë, që hapet zakonisht me lista pensionesh, maturash dhe kompensime pronash-gjë e pahasur në ndonjë vend të botës- kishte si rrallëherë një lajm. Ikjen nga forumet drejtuese dhe nga Kuvendi të deputetit demokrat, Mark Markut.
Kështuqë nxitova për te kioska më e afër të marr Panoramën. Me ndjesi të përziera. Edhe pse, pa e lexuar, hamendoja se e dija çfarë shkruante Marku. Më duhej teksti sa për të kapur siluetën e helmatisur të ndonjë vinjeti të ironisë mirditore, pra sa për të qeshur me vete këtë mëngjes kohësh të paqarta politike dhe shoqnore. Nuk u zhgënjeva sepse, ja ku ishte episodi me zinxhirin e artë të Jemin Gjanës ku Basha varte drynin e sekreteve të të përzgjedhurve të tij.
E dija se ku do të rrihte teksti i Markut, sepse ai e kishte dhënë shenjën e tij që në Kuvendin kombëtar të PD. Sepse, edhe më parë i kishte elaboruar ato teza, si në publik ashtu edhe në biseda private. Rëndësia e largimit të Markut nga grupi parlamentar i PD, megjithatë, lidhet jo vetëm me peshën e tij si intelektual publik, si gjenerues dhe argumentues tezash të interesit të përgjithshëm, si autor, si pedagog i Komunikimit, apo po deshe edhe si autoritet publik, por sidomos për faktin se ai hiqte dorë nga pushteti politik dhe shoqnor që gëzon një deputet dhe një anëtar i establishmentit të partisë së dytë më të madhe në vend.
Markut i duhej vetëm të heshtte dhe ta pranonte ububunë e partisë së tij, dhe benefitet aty do të ishin. Me gjasë një vend në kryesinë e partisë, me gjasë kryetar i Komisionit parlamentar të Arsimit dhe Medias, që i takon opozitës, me gjasë benefite të tjera.
Marku zgjodhi të ikte nga kjo zonë rehatie dhe, jam i sigurt se këtë e bën nga një premisë krejt e thjeshtë, që e ka shtyrë drejt atij vendimi pa kurrfarë vuajtje: ai është në thelb intelektual dhe më së pari kushtëzohet nga liria ose mungesa e saj. Po ta përimtoni PD, Mark Marku është ndoshta intelektuali i fundit- duke e qartësuar këtu pak konceptin shqiptar të intelektualit. Që do të thotë, intelektual nuk është dikush që ka mbaruar studimet e larta, qoftë edhe me Doktoraturë, por dikush që konceptualizon në fushën e vet, që mendon përtej klisheve shoqërore, që u përket ideve, rrëmon për to dhe gjeneron të vetat.
Kur intelektuali e sheh se grupi ku bën pjesë nuk komandohet nga idetë dhe common sense ai preferon të dalë më vete. Kjo është arsyeja pse partitë politike në Shqipëri, si rregull u ruhen njerëzve që mendojnë më kokë të vet, që mund të artikulojnë mendim jashtë gjeratores që propozon kryetari dhe ushtrojnë lakejtë.
Vetëm për një ide, siç bëri Marku, mund të braktisen pozitat komanduese të rehatisë, dhe vetëm një intelektual mund ta bëjë këtë. Por, nuk është ky intellectual joy që e bën të rëndësishëm aktin e Mark Markut. Ikja e tij është kërcitja më e fortë në derën shurdhe të së djathtës. Kjo sepse pas saj nuk pritet ndonjë tjetër. Reflektimi ndaj saj është shenja e vetme se shpresa nuk ka ikur me gjithsejt nga kufijtë e PD. Se aty nuk mbretërojnë kungujt e pashtershëm të babëzisë, më ilustrativi ndër të cilët është çifti i pëllumbave kaslucë, idetë politike të të cilëve rrotullohen rreth një videoje të manipuluar dhe thirrjes që opozita, aman bre burra!, të marrë ndonjë thelë nga miliardat e portit të Durrësit.
Nëse nuk ndodh reflektimi, nëse ai nuk është aq i shpejtë, i njëmendtë, i drejtë dhe i përunjur, dhe nuk shfaqet në aktin publik të radhës të opozitës, që është mbledhja e Këshillit Kombëtar për zgjedhjen e Kryesisë së re, fatkeqësisht hullia e ngjarjeve do të shkojë tek ideja e Andi Bushatit, PD e ka mbyllur misionin e saj. Si një parti-dyqan ajo mund të gërhasë edhe një mandat, por jo më gjatë.
Së treti, Mark Marku ka dhënë një leksion që shkon përtej PD, dhe kulturon të gjithë peizazhin politik shqiptar të tranzicionit. Nga politika iket për idetë, jo vetëm për interesat. Thënë këtë nuk shkon që ikja e Markut të krahasohet as me Çomon, as me Ruçin apo me ndonjë tjetër. Ish-deputeti demokrat iku mbi shpinën e idesë së vet për gjërat politike, jo me dhimbjen e shpinës që të jep çdo llogari politike që nuk del, dhe për të cilën duhet të paguash ti që e ke pranuar atë barrë, dhe jo ata që ta kanë ngarkuar. Siç janë në përgjithësi këto shtegtimet e fundit nga kampi i majtë.
Në fund, Mark Marku, edhe duke ikur ashtu si iku, i bën nder të djathtës.
Të fundit


Feston sot 61-vjetorin e lindjes, Rama surprizohet në selinë rozë
4 Korrik 2025, 10:21
U pezullua nga detyra 4 ditë më parë, Jonaid Myzyri paraqitet në GJKKO
4 Korrik 2025, 10:16
Vala e të nxehtit/ 5 viktima në Itali nga temperaturat e larta
4 Korrik 2025, 10:07

Dritan Leli 2.0/ Të pathënat e “gjyqit politik” me dyer të mbyllura Vlorë
4 Korrik 2025, 09:48

Pezullohet përkohësisht kalimi i mjeteve tregtare në pikën kufitare në Qafë Botë
4 Korrik 2025, 09:28

SHBA feston 249-vjetorin e Pavarësisë
4 Korrik 2025, 09:09
Trafikoi 1 ton d*ogë, ekstradohet nga Greqia ish-truproja i Saimir Tahirit
4 Korrik 2025, 08:58
Pas ultimatumit të Ramës, japin dorëheqjen të gjithë drejtorët e bashkisë së Vlorës
4 Korrik 2025, 08:46
Rusia, shteti i parë në botë që njeh qeverinë e talebanëve
4 Korrik 2025, 08:37
10 fakte për legjislaturën e 10!
4 Korrik 2025, 08:21
Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja sot
4 Korrik 2025, 08:01

Parashikimi i motit për ditën e sotme
4 Korrik 2025, 07:36
"Mos keni frikë", ja çfarë kanë parashikuar yjet për secilën shenjë
4 Korrik 2025, 07:21
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
4 Korrik 2025, 07:03
Bushati: Zegjineja, bibë e pilotuar nga Rama
3 Korrik 2025, 22:57




Bylykbashi: Drejtësia në kolaps, hyn në proces gjyqësor sot dhe del pas 14-vjetësh
3 Korrik 2025, 21:30



Greqia vendos tarifë për të vizituar Santorinin, sa euro duhet të paguajnë turistët
3 Korrik 2025, 20:50
Mos u tall me malësorët, Elisa!
3 Korrik 2025, 20:43
Kërcet arma në Durrës, plagoset një 30-vjeçar
3 Korrik 2025, 20:30

Rinumërimi në Fier vuri në dyshim integritetin e votës
3 Korrik 2025, 20:09
Veliaj në burg, Rama takim me punonjësit e Bashkisë dhe deputetët, zbardhen porositë
3 Korrik 2025, 19:46



Vala e të nxehtit ka lënë të paktën 9 të vdekur këtë javë në Evropë
3 Korrik 2025, 19:00
BE dhe SHBA pranë një marrëveshjeje tregtare për të shmangur tarifat 50% të Trump-it
3 Korrik 2025, 18:58

Shfrytëzimi i naftës, Bankers akuzohet për një skemë mashtruese 20-vjeçare
3 Korrik 2025, 18:33
Tre pijet që ju bëjnë të djersitni më pak gjatë verës
3 Korrik 2025, 18:19
Çfarë dimë deri tani për vdekjen e Diogo Jota dhe vëllait të tij André Silva
3 Korrik 2025, 18:01
'Me një gur vret disa zogj"/ Kalemaj: Qeveria “Rama 4” do të ketë më shumë anonimë!
3 Korrik 2025, 17:46

Boçi: Inceneratori i Elbasanit është si Alkatraz, SPAK nuk guxon të hetojë!
3 Korrik 2025, 17:27
Një tjetër valë të nxehti pritet të mbërthejë Europën
3 Korrik 2025, 17:10

Aksident në Rrugën e Arbrit, makina del nga rruga, dy të plagosur
3 Korrik 2025, 16:45

Akuzohet për dy vrasje, Anglia i thotë “JO” ekstradimit të Ilirjan Zeqajt
3 Korrik 2025, 16:25





Ekipet e shpëtimit në Gazë: Forcat izraelite vranë 25 persona, 12 në strehimore
3 Korrik 2025, 15:08
Përfundon gjyqi ndaj Diddy-t, producentit i mohohet lirimi me kusht
3 Korrik 2025, 15:02

Kostot e prodhimit në bujqësi po rriten me shpejtësi, 4.8% më 2024
3 Korrik 2025, 14:55
Shenjat paralajmëruese të qarkullimit të dobët të gjakut
3 Korrik 2025, 14:49
Kroacia u rekomandon shtetasve të saj të mos udhëtojnë në Serbi
3 Korrik 2025, 14:31
Berisha: Shqipëria është njolla më e zezë në Europë, për eksportin e emigrantëve
3 Korrik 2025, 14:20


‘Ministria e tymit’: Aktivistët fajësojnë qeverinë për zjarret në fushat e mbetjeve
3 Korrik 2025, 13:59


Pesë ushqimet e shëndetshme që duhet t’i shtoni dietës tuaj
3 Korrik 2025, 13:30



Tensione në Parlament, Spiropali-Nokës: Ulu ose të përjashtoj nga seanca
3 Korrik 2025, 12:40


Një sezon veror unik, plot ritëm dhe shpërblime për klientët e Credins bank!
3 Korrik 2025, 12:12

Situata me zjarret në vend, 29 vatra zjarri të raportuara në 24 orë
3 Korrik 2025, 12:00
Dështon për herë të 41-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
3 Korrik 2025, 11:59
Zegjinezimi i politikës
3 Korrik 2025, 11:48

Çmimi që paguajmë pas "zgjedhjeve"
3 Korrik 2025, 11:25

Xhafa: Zjarri në landfillin e Elbasanit u ndez qëllimisht për të zhdukur prova
3 Korrik 2025, 11:08

3 shenjat e horoskopit që do të kenë rritje financiare gjatë muajit Korrik
3 Korrik 2025, 10:48
Deputetja demokrate flet për inceneratorin, Spiropali i fik mikrofonin
3 Korrik 2025, 10:39
Osmani vazhdon edhe sot takimet me partitë politike për ngërçin në Kuvend
3 Korrik 2025, 10:29
Vdesin tragjikisht në aksident ylli i Liverpool, Diogo Jota dhe vëllai i tij
3 Korrik 2025, 10:21
Zbulohet rrjeti i trafikimit të kokainës në Greqi, të përfshirë dhe shqiptarë
3 Korrik 2025, 10:10
Rama vizitë të papritur në Bashkinë e Vlorës, mbledh stafin dhe deputetët
3 Korrik 2025, 10:04
Nisin aplikimet e para për pension italian, kujdes me plotësimin e formularit
3 Korrik 2025, 09:50
Balluku fajëson lodhjen e numëruesve për tjetërsimin e qindra votave në Fier
3 Korrik 2025, 09:44
Korreshi: Manipulimi i zgjedhjeve ka filluar shumë përpara datës së votimit
3 Korrik 2025, 09:39
Arrestimi i doganierit grek 'paralizon' kalimin e automjeteve në Qafë Botë
3 Korrik 2025, 09:28
Pas Tiranës e Fierit, sot hapen kutitë në Durrës
3 Korrik 2025, 09:21
Enea Mihaj transferohet në SHBA, do të luajë si kundërshtar i Messit dhe Uzunit
3 Korrik 2025, 09:10

Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja
3 Korrik 2025, 08:53