Flash News

E-TJERA

Ikja e shqiptarëve me gomone në Angli, ambasadori britanik u bën thirrje: Mos shkoni ilegalisht, ka alternativa të ligjshme

Ikja e shqiptarëve me gomone në Angli, ambasadori britanik u bën

Ambasadori britanik në Tiranë, Alastair King-Smith u ka bërë thirrje shqiptarëve që të mos shkojnë ilegalisht në Angli. Duke folur në gjatë çeljes së ekspozitës që shënon 100 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike mes dy viteve, ambasadori tha se ekzistojnë alternativa për të shkuar legalisht në Angli.  

"Siç jeni në dijeni nga raportimet e fundit në media, ne po përballemi me një sfidë të përbashkët, rritjen e numrit të shqiptarëve që po shkojnë në Mbretërinë e Bashkuar në mënyrë të paligjshme.

Të dy qeveritë tona po punojnë bashkarisht për t’u treguar njerëzve se ka alternativa, qoftë këto të lidhura me mundësitë e vlefshme brenda Shqipërisë apo përmes rrugëve të ligjshme për të hyrë në Mbretërinë e Bashkuar.

Ne po punojmë për të garantuar që komuniteti shqiptar të marrë vlerësimin e duhur për kontributin e tij dhe që shqiptarët këtu të mos mendojnë se zgjidhja e vetme është të braktisin vendin", tha King-Smith.

Të fundit