Flash News

E-TJERA

Ikja e shqiptarëve, Ngjela: Nëse e bëjnë pensionin 500 euro dhe pagën 1 mijë euro kthehen të gjithë

Ikja e shqiptarëve, Ngjela: Nëse e bëjnë pensionin 500 euro

Avokati Spartak Ngjela ka komentuar largimin e shqiptarëve që sipas shifrave të opozitës janë larguar rreth 740 mijë në 7 vite të qeverisë Rama.

I ftuar në Rtv Ora, Ngjela pranon se rrogat në vend janë qesharake. Sipas tij, për të mbajtur njerëzit në vendin e tyre, qeveria do të duhet të bëjë 500 euro pensionin dhe 1000 euro rrogën minimale.

Ngjela: Po jo. Kush i ka nxjerrë? Noc Rroku? Emigracioni në Shqipëri është një problem që nuk ka filluar tani. Nuk më duhet fare është 700 mijëshja jote. Unë di sa është numri i shqiptarëve që kanë ikur nga 1992 dhe deri sot, 2 milion kanë ikur. Pse kanë ikur?

Rrogat janë të ulëta. Kjo i ndodhi Polonisë, i kën 4.800.000 polakë se kishte rroga si tonat. Sa e bëri 500 me 1000 euro, atë që kërkoj unë minimumet e pensioneve dhe rrogave, u kthyen të gjithë. Popullsia është e lirë, por ai që drejton shtetin duhet të matet, mos të lërë rrogat qesharake. Në Shqipëri 500  euro duhet të jetë pensioni dhe 1000 euro rroga minimale.

 

Të fundit