Flash News

E-TJERA

IKMT inspektim në zonën ku ndërton “Salillari”, konstaton shkeljet në kanionin e Sinecit; detaje nga kontrolli

IKMT inspektim në zonën ku ndërton “Salillari”,

IKMT Elbasan ka zhvilluar një inspektim në zonën ku po ndërton firma “Salillari” për ndërtimin e kanionit në burimin e Sinecit, ku janë konstatuar shkeljet në kanionin e Sinecit. 

Kontrolli u krye nga 3 inspektorë të IKMT Elbasan pas vendimit të marrë nga ADZM Elbasan për pezullimin e punimeve në këtë zonë,të cilësuar “zonë e mbrojtur” e kategorisë së tretë.

Klajdi Merxhani, Aranit Çela dhe Ardian Lufo janë tre inspektorët që kanë mbajtur proces-verbalin e konstatimit të kundravajtjes, proces-verbal i mbajtur në datën 05.08.2021. Ata ushtruan kontroll në bashkinë e Kuçovës dhe në kantierin e ndërtimit në kanionin e Sinecit, duke konstatuar shkelje nga ana e firmës.

Sipas inspektorëve janë konstatuar shkeljet nga firma “Salillari” përkatësisht: marrja pa leje administrative e ujit, mospajisje me autorizim, veprimtari që kryhen në kundërshtim të mbrojtjes së brigjeve dhe ndërtimin e objekteve për shfrytëzimin e burimeve.

Bazuar në informacion dhe proces-verbalin e konstatimit të kundërvajtjes nga ADZM Elbasan që i është adresuar IKMT-së, si dhe verifikimit të shkeljeve të konstatuara, inspektorët vendosën njoftimin e kryeinspektorit për të vazhduar veprimet e mëtejshme ligjore.  

Shkeljet e konstatuara parashikojnë ndërprerjen dhe prishjen e punimeve të kryera deri tani, si dhe ndëshkimin me masë administrative 650 milion lekë (të vjetra) gjobë kundrejt firmës “Salillari”.

IKMT inspektim në zonën ku ndërton “Salillari”,
Foto/ Proces-verbali për konstatimin e shkeljeve

 

Të fundit