Flash News

E-TJERA

IKMT ja shembi para pak ditësh si ndërtim pa lejë, 36-vjeçari nis ta rindërtojë prap; arrestohet

IKMT ja shembi para pak ditësh si ndërtim pa lejë,
Bledar Delia
Policia e Lezhës ka arrestuar një 36-vjeçar, pasi është kapur duke rindërtuar objektin pa leje të shembur te Rana e Hedhun në Shëngjin.

Në pranga është vënë shtetasi Bledar Dushku Delia banues në Balldre. Ai akuzohet për veprat penale “Ndërtim i paligjshëm” dhe "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit rublik”.

"Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi është kapur në flagrancë duke ndërtuar një objekt pa leje nga autoritetet kompentente te "Rana e Hedhun", si dhe ka kundërshtuar punonjësit e Policisë duke mos iu bindur urdhrit të tyre për të ndërprerë veprimet" thuhet në njoftimin e policisë.

Para disa ditësh, në kuadër të operacionit "Bregdeti ynë", nga ana e IKMT-së, shtetasit Bledar Delia i është prishur objekti që po rindërtonte, pasi nuk dispononte lejen përkatëse. Po dje, 19 qershor, ky shtetas është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, duke rindërtuar objektin e prishur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Të fundit