Flash News

E-TJERA

IKMT kërkon t’iu shembë hotelin në Radhimë, familja ngujohet në ndërtesë

IKMT kërkon t’iu shembë hotelin në Radhimë, familja

IKMT ka filluar aksionin e shembjes së objekteve të paligjshme në Radhimë të Vlorës. Gjatë procesit të shembjes, ka pasur tensione mes inspektorëve dhe banorëve.

Pronari i një hoteli 3 katësh, të cilin IKMT po tenton ta shembë, është ngujuar në katin e 3-të të objektit bashkë me familjen e tij, mes tyre edhe një fëmijë. Mësohet se brenda ndërtesës ka edhe shtetas të tjerë që refuzojnë të dalin.

Pronari ka kërcënuar inspektorët se nëse i afrohen ndërtesës, do të vetëvritet bashkë me fëmijën e tij. Ai ka pohuar se kati i parë i hotelit është legalizuar, ndërsa katet e tjera janë ende në proces.

“Nuk jemi serb ne o çuna, kemi 30 vite këtu. Po masakroni një familje. Është djali 3 vjeç aty, ishalla ua bëjnë dhe familjeve tua (u drejtohet policit). Dëgjojeni fëmijën, është 3 vjeç. Kati i parë është i legalizuar, katet shtesë janë në proces. Do hidhem po u afruat”, thotë pronari i hotelit.

Të fundit