Flash News

E-TJERA

IKMT shemb pikën e karburantit, gjobit me 3.8 milionë lekë pronarin

IKMT shemb pikën e karburantit, gjobit me 3.8 milionë lekë

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka shembur sot një pikë karburanti të ngritur pa leje përgjatë aksit Fier-Lushnje.

IKMT shembi konstruktin metalik dhe të gjitha ndërtimet tjera të paligjshme të kryera nga subjekti, i cili u gjobit me rreth 3.8 milionë lekë të reja. Operacioni për shembjen e ndërtimeve pa leje nisi në muajin qershor të këtij viti përgjatë gjithë vijës bregdetare.

Përveç zonave bregdetare, aktualisht po shemben edhe objekte të ndërtuara pa leje përgjatë akseve kombëtare. Në funksion të aksionit të IKMT-së për shembjen e ndërtimeve pa leje pritet që Shqipëria të blejë edhe drone inteligjentë.

 

Të fundit