Flash News
Tërmet në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra
Aksident në autostradën Levan-Tepelenë, dy persona të plagosur
Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, makina përfundon poshtë kamionit
Inceneratori i Tiranës, GJKKO pranon kërkesën e Bllakos për gjykim të shkurtuar
Shpallen datat e provimeve të Maturës Shtetërore 2025
"Il Fatto Quotidiano": Gjadri mund të kthehet në burg për shqiptarët e dënuar në Itali
Pas raportimit nga e përditshmja “Il Tempo” pak javë më parë, gazeta italiane “Il Fatto Quotidiano” ka rikthyer në qendër të vëmendjes çështjen e shndërrimit të ish-aeroportit të Gjadrit në një burg për shqiptarët e dënuar në Itali. Artikulli titullohet: “Tirana-flop. Nga kampe bosh në burg për shqiptarët”.
Sipas raportimit, aktualisht në burgjet italiane vuajnë dënimin 1947 shqiptarë, që përbëjnë rreth 10% të të gjithë të burgosurve me kombësi të huaj.
Marrëveshja për transferimin e të burgosurve midis Shqipërisë dhe Italisë daton që nga viti 2002, gjatë kohës kur ministër i Brendshëm italian ishte Roberto Castelli në qeverinë Berlusconi.
Kjo marrëveshje u rinovua në vitin 2017, në periudhën kur ministrja shqiptare e Drejtësisë ishte Etilda Gjonaj, dhe u konfirmua sërish së fundmi në një takim mes Ministrit italian të Drejtësisë Carlo Nordio dhe homologut të tij shqiptar, Ulsi Manja.
Kjo nismë ka ngjallur debat në mediat italiane dhe shqiptare, duke nxitur pyetje mbi efektivitetin dhe qëllimin e saj përballë sfidave të sistemit të drejtësisë në të dy vendet.