Flash News

E-TJERA

"Ilaçet e Onkologjikut kalonin në farmaci private", Lala: Shiteshin nga 250-1500€ flakoni

"Ilaçet e Onkologjikut kalonin në farmaci private", Lala:

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar se si bëhej tregti në spitalin Onkologjik me ilaçet që trajtojnë kimioterapi të pacientëve dhe kalonin në farmaci private.

E ftuar në MCN TV, ajo tha se mjekët nxirrnin ilaçet nga Onkologjiku, i kalonin në Farmaci me të cilat kishin lidhje dhe këto ilaçe shiteshin nga 250 euro deri në 1500 euro secili flakon.

"Degëzimi i dytë ka të bëj më barërat të cilat janë të autorizuara për tu përdorur vetëm nga Spitali Onkologjik.

Pra, secili pacient që i nënshtrohet ndërhyrjes dhe ka nevojë për kimioterapisë dhe kanë nevojë për to. Çfarë ndodh, mjekët nxirrnin ilaçet nga Onkologjike, i kalonin në farmaci më të cilat kishin lidhje direkt dhe shiteshin nga 250€ në 1500€ secili flakon.

Ka pasur një dëshmi interesante, në nëntor të vitit 2023, një zonjë i është drejtuar Departamentit Antikorrupsion në Ministrinë e Drejtësisë dhe ka deklaruar se çfarë ndodhte brenda Onkologjikut dhe ajo pretendonte se ishte nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale dhe mjekët i jepnin doza të pjesshme për kimioterapi dhe duke qenë se po vepronin kështu ajo po dëmtohej rëndë ne shëndet dhe mjekët më pas kishin filluar, sipas saj, ta diskriminonin, se ti ej në grahmat e fundit dhe na duhen për të jetë.

Por në fakt ky denoncim shumë i fortë nuk i ka vënë në lëvizje institucionet dhe barërat futeshin në mënyrë të kontrabanduara dhe shiteshin në farmaci të caktuara", Tha Lala. 

Të fundit