Flash News

E-TJERA

Iliazaj: PD është në krizë prej Berishës, Basha nuk e ka drejtuar vetë PD në këto 8 vite

Iliazaj: PD është në krizë prej Berishës, Basha nuk e

Analisti Ervis Iliazaje ka cilësuar fatin e partisë të lidhur vetëm me ish kryeministrin Sali Berisha.

I ftuar në emisionin Politiko me Alfred Lelën në Top Neës, analisti thotë se PD është në krizë nga Berisha dhe jo nga Basha.

“Nuk di opozitë që të vijë në pushtet me dy krerë. Fati i partisë është i lidhur me fatin e një njeriu. Berisha fiton shumicën e demokratëve por jo të shqiptarëve. Për mua PD është në krizë prej Berishës jo Bashës, nisur nga premisa që Basha nuk e ka drejtuar vetë PD në këto 8 vite. Lëvizja e Berishës më duket regresive. E mori vendimin SHBA vendimin dhe shiko c’ndodh në PD.

Kjo betejë po e heq dualizmin. Me Bashën ka rinisur partneriteti me SHBA. Unë besoj se tani nis reformimi i opozitës. Lëvizjen e Berishës e shoh si pa të ardhshme politike se është shpallur non grata”, u shpreh Iliazaj në Politiko.  

 

Të fundit