Flash News

E-TJERA

ILD kërkesë KLGJ: Të shkarkohet nga detyra gjyqtari i Vlorës, ka konflikt interesi

ILD kërkesë KLGJ: Të shkarkohet nga detyra gjyqtari i

Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka kërkuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Vlorës, Hektor Sinanaj për konflikt interesi.

“Nga hetimi disiplinor rezulton se nga ana e magjistratit, janë ndërmarrë veprime që përbëjnë një mospërmbushje të rregullt të detyrës, në shkelje të rregullave të papajtueshëmërisë, në kushtet e konfliktit të interesit si dhe në përdorimin e statusit të magjistratit me qëllim krijimin e përfitimeve për të tjerët si dhe në shkelje të parimit të garantimit të besimit të publikut tek drejtësia”, thuhet në raport.

ILD argumenton se Sinanaj ka në pronësi një godinë përpara gjykatës, ambientet e së cilës i kishte dhënë me qira për disa avokatë me të cilët ka zhvilluar procese gjyqësorë.

Hektor Sinanaj paraqiti me datë 5 janar 2024 kërkesë për dorëheqje pak përpara se të përballej me vettingun. Ndërsa më vonë ai dërgoi një tjetër kërkesë ku kërkonte revokimin për dorëheqje.

Të fundit