Flash News

E-TJERA

Ilir Beqaj lë burgun, dëshmon sot në Komisionin e Sterilizimit

Ilir Beqaj lë burgun, dëshmon sot në Komisionin e Sterilizimit

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj do të lërë sot qelinë e burgut për të shkuar në Kuvend, aty ku do të dëshmojë në Komisionin Hetimor të Shëndetësisë për Check Up dhe Sterilizimin.

Beqaj është nën hetim nga SPAK për dy dosje. Një atë të sterilizimit dhe një për abuzim me fondet e SASPAK. Për dosjen e parë Beqaj po hetohej nën masën e sigurisë 'detyrim me paraqitje' për dosjen e dytë ai po hetohet nën masën e sigurisë 'arrest me burg'

Hetimit parlamentar i mbaron afati të enjten dhe demokratët kërkojnë shtyrjen e afatit, deri në paraqitjen e kryeministrit Edi Rama dhe Vilma Nushit.

Të fundit