Flash News

E-TJERA

Ilir Beqaj thirret sërish në SPAK, shoqërohet nga një avokat

Ilir Beqaj thirret sërish në SPAK, shoqërohet nga një avokat

Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është paraqitur sërish në SPAK mëngjesin e sotëm.

Ai është paraqitur i shoqëruar nga një avokat.

Ish ministri pas seancës në gjykatën e Posaçme më 20 nëntor, e para pas caktimit të masës detyrim paraqitje, u shpreh se do të jetë në dispozicion të këtij procesi. 

Ai dyshohet të ketë kryer shpërdorim të detyrës në bashkëpunim gjatë procedurave të dhënies me koncesion 100 milionë dollarë për 10 vjet nga ministria e Shëndetësisë, që ai drejtonte, të shërbimeve të integruara për sterilizimet kirurgjikale spitalore.

Hetimet e SPAK kanë zbuluar shkelje në procedurat e dhënies së koncesionit, siç dyshohet me qëllimin e vetëm të shpalljes fitues të kompanive të Ilir Rrapajt dhe shtetasit Italian, Umbro Staçini.

Të fundit