Flash News

E-TJERA

Ilir Meta flet për trajtimin në burg: M’u mohua e drejta e ankimit

Ilir Meta flet për trajtimin në burg: M’u mohua e drejta e

Paraqitja e Ilir Metës në Gjykatën e Posaçme, përveç interesit të hetimeve, tërhoqi vëmendje ndryshimi fizik i kryetarit të PL.

Në një intervistë nga paraburgimi për emisionin “Opinion”, Meta është pyetur nëse ka probleme me trajtimin, deklaratës së Avokatit të Popullit se për rastin e ish-Presidentit janë shkelur të drejtat normale të çdo personi në izolim.

Kryetari i PL, thotë se do të paraqes me shkrim të gjitha shkeljet ligjore qe janë bërë ndaj tij. Ai thotë se që nga korriku i vitit të shkuar është përballur me izolim ekstrem.

"Besoj se konstatimet dhe rekomandimet e Avokatit të Popullit kanë qenë të qarta dhe publike për shkeljen e të drejtave të mia.

Së fundmi, pata rastin të vizitohesha në ambientet e ajrimit nga Drejtori i Përgjithshëm i ri i Burgjeve, Z.  Adriatik Kupi.

Biseda ishte konstruktive dhe unë do t’ia parashtroj me shkrim kërkesat e mia që bazohen vetëm në të drejtat kushtetuese dhe Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut.

Por është fakt se që nga 2 korriku 2025, kur unë iu përgjigja disa pyetjeve të gazetares Znj. Aida Toncica, jo vetëm që u dënova me izolim ekstrem, por kurrë nuk mu dorëzua vendimi i dënimit në dorë (!!!).

Po e drejta e ankimit a ekziston në Republikën tonë?", tha Meta. 

Të fundit