Flash News

E-TJERA

Çiljeta Xhilaga në krah të Veliajt në Kavajë: Lali Eri ma ka fituar zemrën

Çiljeta Xhilaga në krah të Veliajt në Kavajë: Lali
Xhilaga në Kavajë me Veliajn

Këngëtarja Çiljeta Xhilaga, e cila së fundmi ka shprehur mbështetjen ndaj Partisë Socialiste, i është bashkuar fushatës së kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliajt.

Ajo është shfaqur sot në Kavajë në krah të Veliajt, ndërsa bëri me dije se “Lali Eri i ka fituar zemrën”. Ajo e ka vlerësuar kryebashkiakun përtej pjesës politike. Sipas Xhilagës, Veliaj është nga ata politikanë që di si t'i fitojë zemrën rinisë.

“Ndoshta shumë nga ju habiten që më shohin sot këtu. Unë dua të them vetëm dy fjalë, Lali Eri është nga ata djem që di t’i fitojë zemrën rinisë. Ma ke fituar zemrën dhe mua. Përtej pjesës partiake, si politikan, mbi të gjitha ai di të jetë njeri, me një zemër të madhe. Të paktën mesa e kam njohur unë kohët e fundit nga afër", ka thënë këngëtarja.

Të fundit