Flash News

E-TJERA

Imami: Basha, i vetmi kryetar që bën para në opozitë, mbështetja nga Yuri Kim ishte kalkulim i keq

Imami: Basha, i vetmi kryetar që bën para në opozitë,

Ish-ministri Arben Imami komentoi situatën e fundit në PD, ku pjesa dërrmuese e deputëtetëve i kanë kërkuar Lulzim Bashës të japë dorëheqjen, fill pas humbjeve më 6 mars.

I ftuar në Syri Tv, Imami e ka konsideruar Bashën si i vetmi kryetar partie që bën para në opozitë dhe jo opozitë. Ish-ministri tha se Basha ka shitur të ardhmen e Shqipërisë.

"Nuk them që thjesht Basha nuk ka fituar por nuk ka bërë opozitë, ka shitur opozitën, po dalin me fakte. Mund të jetë e vërtetë që çdo ministër të ketë qenë i korruptuar në këtë vend por është hera e parë që kryetari i një partie bën para në opozitë. Nuk shet vetëm vendin e tij të punës, por shet të ardhmen e Shqipërisë. Kemi nevojë për një opozitë që të kemi një fitore”, tha Imami.

Imami komentoi edhe mbështetjen që ambasadorja amerikanë në Tiranë, Yuri Kim, i dha Bashës. Imami e ka konsideruar atë një kalkulim të keq dhe të dobët nga ana e ambsadores.

"Ka një çështje jashtëzakonisht serioze me ligjin në SHBA. Mbështetja e Bashës është një kalkulim i keq dhe i dobët me pasojë të rënda për të gjithë”, tha Imami.

Të fundit