Flash News

E-TJERA

Imeraj: Di raste prokurorësh që kanë qarë para vettingut dhe kanë kaluar

Imeraj: Di raste prokurorësh që kanë qarë para vettingut dhe

Ish prokurorja e Tiranës, Elizabeta Imeraj thotë se ka dijeni të rasteve të prokurorëve që kanë qarë përpara vettingut dhe kanë kaluar.

 E ftuar në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV ajo deklaroi se procesi i saj ishte një përplasje e bujshme dhe se sipas saj gjatë 17 viteve në detyrë, ka tentuar të jetë e guximshme, në hetim pa parë se kush janë personat që kishte përballë.

Procesi im ishte përplasje e bujshme. Në fund të ditës, unë nuk jam më prokurore dhe pjesa e përplasjes së bujshme përveç kostove personale dhe familjare, nuk ka nxjerrë asgjë në dritë. Unë si karakter dhe si prokuror, gjatë 17 viteve në detyrë, kam tentuar të jem e guximshme, në hetim pa parë se kush janë personat që kam përballë.

E parë në këtë këndvështrim edhe beteja ime ligjore kishte të njëjtin trajtim. Isha përballë një trupe, pas një hetimi administrativ. Po me të njëjtin intensitet që kam përfaqësuar akuzën, kam mbrojtur kauzën time dhe të drejtat e mia në proces vettingu. Di edhe raste të prokurorëve që kanë qarë përpara vettingut dhe kanë kaluar”, tha Imeraj.

Të fundit