Flash News

E-TJERA

Importet dyfish më të larta se eksportet në 2021-shin/ Kompanitë e mëdha, monopolin e tregtisë

Importet dyfish më të larta se eksportet në 2021-shin/

Në vitin 2021, eksportet e mallrave janë 369 miliard lekë, duke u rritur 35,6 % krahasuar me vitin 2020. Por importet janë mbi 2-fish më të larta.

Importet e mallrave arritën vlerën 801 miliard lekë, duke u rritur 32,3 %, krahasuar me vitin e kaluar. Në vitin 2021 pesha e eksporteve në vendet e BE është 72 % të eksporteve të mallrave, duke arritur vlerën 266 miliard lekë. Ndërsa pesha e importeve nga vendet e BE është 54 %.

Në vitin 2021, partneri kryesor i Shqipërisë për eksportet dhe importet vazhdon të jetë Italia. Vlera e eksporteve drejt Italisë është 156 miliard lekë, duke u rritur 26,1 % krahasuar me vitin 2020. Ndërsa vlera e importeve është 194 miliard lekë, duke u rritur 27,9 %.

Për vitin 2021, më shumë se gjysmën e eksporteve e kryejnë 100 ndërmarrjet më të mëdha (61 %), ndërsa shumicën e importeve e kryejnë po ashtu 200 ndërmarrjet më të mëdha (53 %).

Burimi: INSTAT

 

Të fundit