Flash News

E-TJERA

Importi mban kreun/ Çmimi i grurit në bursë është dyfishuar, në vend shitet 30% më lirë

Importi mban kreun/ Çmimi i grurit në bursë është

Teksa çmimet janë në rritje, vendi ynë vazhdon të importojë sasi të mëdha gruri nga vendet e tjera prodhuese, duke i dhënë më pak rëndësi grumbullimit dhe blerjes së prodhimit shqiptar.

Nga të dhënat e Eurostat, rezulton se Shqipëria ka importuar për vitin 2021 mbi 212 mijë ton grurë, ku afro 70% e ka marrë nga Rusia. Bazuar në bursën e dy ditëve më parë, raportuar nga ekspertët e fushës, gruri shitet me 54 lekë pa TVSH, transport dhe normë fitimi.

Kështu, gruri në Shqipëri tregtohet 30% më lirë se sa sasia e drithit që importohet nga vendet e tjera. E megjithatë, prirja e autoriteteve është importi duke lënë pas prodhimin vendas.

TVSH ka siguruar edhe të dhënat zyrtare të kultivimit të kësaj kulture.

Në total vendi kultivon 131.100 ha drithëra, nga të cilat 53.900 ha janë të mbjella me grurë. Fieri kultivon sipërfaqen më të madhe me drithëra rreth 32 mijë ha, prej të cilave 15 mijë ha janë me grurë.

Vendin e dytë e zë Korça me 22% të sipërfaqes së mbjellë me grurë. Dhe më pas vjen Elbasani me 16 të sipërfaqes të mbjellë me gurë.

Prodhimi në vend i grurit është 232 mijë ton, ndërkohë që importi është rreth 307 mijë ton. Shqipëria harxhon me import jo më pak se 60 milionë euro, ku përveç grurit, importon rreth 23 mijë ton miell, me një vlerë rreth 9.3 milion USD.

Importi mban kreun/ Çmimi i grurit në bursë është

Të fundit