Flash News

E-TJERA

Importuan mish pule me salmonelë dhe e hodhën në treg, shpallet në kërkim administratori i kompanisë, nën hetim vëllai i tij

Importuan mish pule me salmonelë dhe e hodhën në treg, shpallet

DVP Tiranë ka shpallur në kërkim administratorin e një kompanie, A. G., dhe ka proceduar penalisht vëllain e tij, M. G., pas dyshimeve për importimin dhe shitjen e produkteve ushqimore të kontaminuara me bakterin e salmonelës.

Po ashtu, janë proceduar edhe tre inspektorë të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU) për shpërdorim të detyrës.

Sipas hetimeve, A. G., administrator i kompanisë, së bashku me vëllain e tij, kanë importuar mish pule që përmbante bakterin e salmonelës, dhe e kanë hedhur në treg.

Analizat nga institucionet përkatëse konfirmuan praninë e bakterit në produkte, ndërsa inspektorët e AKU-së, G. H., S. L., dhe A. S., me veprimet dhe mosveprimet e tyre lejuan futjen e këtyre produkteve të rrezikshme për konsumatorët.

 

Të fundit