Flash News

E-TJERA

Importuesit e naftës në Shqipëri/ Italia, Arabia Saudite dhe Rusia ‘aktorë’ kyç në tregun e hidrokarbureve

Importuesit e naftës në Shqipëri/ Italia, Arabia Saudite dhe

Kriza për naftë, e cila mund të kaplojë rajonin e Evropës, nuk lë pas as Shqipërinë. Vendi ynë përjetoi prej disa ditësh, një rritje drastike të çmimit të naftë duke kapur vlerën e 270 lekë/litër

SCAN TV ka bërë një analizë të shifrave të tregtisë së jashtme mbi importuesit kryesorë të naftës dhe hidrokarbureve në vendin tonë, ka nxjerrë tre ‘aktorët’ kryesorë të importit. Vlerësimi dhe analiza është bërë mbi bazën e peshës dhe jo të vlerës, e cila është e luhatshme në treg.

Bazuar në të dhënat e tregtisë së jashtme për vitin 2021 që SCAN ka analizuar, në total janë 54 vende nga të cilat Shqipëria importon naftë.

Në vend të parë gjendet Italia, vend nga i cili Shqipëria ka importuar 15% të totalit, ose 161 mln litra. Në vend të dytë ndërkohë ndjek Arabia Saudite, me 13% të totalit, ose 137 milionë litra. Ky shtet ka hyrë së fundmi në tregtinë e jashtme të vendit tonë në drejtim të importeve, dhe ku peshën më të lartë e mbajnë pikërisht hidrokarburet.

Importuesit e naftës në Shqipëri/ Italia, Arabia Saudite dhe

Në vend të tretë është Rusia, me afro 12% të totalit, ose 130 milionë litra lëndë djegëse minerale të importuara gjatë vitit 2021. Nëse çështja e sanksioneve ndaj Moskës do të vijonte, vendi ynë do të duhej të zgjidhte një alternativë tjetër rezervë.

Rusia pasohet nga Kolumbia me 9% të totalit, dhe me diferenca më të vogla të paktën 8% të totalit renditen Algjeria, Greqia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Izraeli, Turqia dhe Kroacia mbyllin renditjen e 10 vendeve të para.

Dhjetë shtetet e para në listën e importeve të hidrokarbureve zënë 85% të totalit që përbëhet nga 54 shtete. Shifrat tregojnë se tregu i hidrokarbureve në vendin tonë është mjaft i centralizuar sa i përket gjeografisë së importeve, duke shtuar riskun që në rast krize, shanset që Shqipëria të jetë e varur nga tregjet e tjera të jetë më e lartë.

Të fundit