Flash News

E-TJERA

Imuniteti i Ballukut, ambasada britanike mesazh para votimit: S'duhet të jetë pengesë për llogaridhënie

Imuniteti i Ballukut, ambasada britanike mesazh para votimit: S'duhet

Ambasada Britanike në Tiranë ka dalë me një reagim pak para votimit në Parlament për imunitetin e Belinda Ballukut. 

Në një postim në rrjetet sociale, ambasada thekson rëndësinë e ruajtjes së sundimit të ligjit dhe pavarësisë së sistemit gjyqësor.

Po ashtu, në mesazh sqarohet se imuniteti parlamentar ka rolin e tij në mbrojtjen e proceseve demokratike dhe se nuk duhet të shndërrohet në një pengesë për llogaridhënien e barabartë të të gjithëve para ligjit.

"Ambasada Britanike thekson rëndësinë e ruajtjes së sundimit të ligjit dhe pavarësisë gjyqësore, dhe njeh progresin e Shqipërisë në reformën gjyqësore që nga viti 2016, përfshirë krijimin e SPAK-ut.

Ekzekutivi, Gjyqësori dhe Legjislativi mbeten partnerë të barabartë në mbështetjen e këtij progresi si pjesë e qëllimit të Shqipërisë për arritjen e anëtarësimit në BE.

Ndërsa imuniteti parlamentar duhet të mbrojë proceset demokratike, ai nuk duhet të jetë pengesë për llogaridhënie të barabartë para ligjit", shkruan ambasada britanike. 

Imuniteti i Ballukut, ambasada britanike mesazh para votimit: S'duhet

Të fundit