Flash News

E-TJERA

Imuniteti i Ballukut, ambasadori i BE ndjek nga afër mbledhjen e Këshillit të Mandateve

Imuniteti i Ballukut, ambasadori i BE ndjek nga afër mbledhjen e

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato po ndjek nga afër mbledhjen e Këshillit të Mandateve ku do të vendoset për heqjen ose jo të imunitetit të numrit dy të qeverisë, Belinda Balluku, kërkesë kjo e SPAK, për t’i hapur rrugën arrestimit të saj për veprën penale, ‘shkelje e barazisë në tendera’.

Gonzato është parë teksa ka dalë nga Kryesia e Kuvendit, ku zhvillohet takimi. 

Pak ditë më parë, Kryetari i Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian, David McAllister gjatë një konference për mediat, u shpreh se çështja e Belinda Ballukut, është një test kritik për të ardhmen e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Të fundit