Flash News

E-TJERA

Imuniteti i Ballukut, ish-Prokurori sqaron ç'ndodh nëse vendimi merret 4 me 4 në Kushtetuese

Imuniteti i Ballukut, ish-Prokurori sqaron ç'ndodh nëse vendimi

Ish-prokurori, Eugen Beçi sqaroi procedurat lidhur me rastet kur Gjykata Kushtetuese mblidhet në dhomë këshillimi për të marrë një vendim mbi shqyrtimin e një çështjeje, duke u fokusuar kryesisht te zv/kryeministrja Belinda Balluku.

Duke folur në News24, Beçi tha se nëse vendimi merret 4 me 4 vendimi është i rrëzuar, dhe sipas tij do të thotë se vazhdon pezullimi që ka vendos GJKKO,  ndërsa SPAK i qëndron vendimi që ka marrë, pra rrëzohet kërkesa e Kryeministrit për pezullimin dhe mbetet vendimi i parë.

Kjo është një çështje e mesme për mendimin tim. Shkalla e vështirësisë është tek hera e parë që Kryeministri shfrytëzon nenin 131 të ligjit dhe i drejtohet Kushtetueses. Por Kushtetuesja nuk duhet ta pranonte sepse kemi një rrjedhë dhe vendim normal. Vështirësia e vetme është se Kushtetuesja sot do tregojë nëse është një gjykatë e Apelit të Posaçëm apo një Gjykatë Kushtetuese në lartësinë e saj.

Nëse vendimi merret 4 me 4 vendimi është i rrëzuar, që do të thotë se vazhdon pezullimi që ka vendos GJKKO, SPAK i qëndron vendimi që ka marrë, pra rrëzohet kërkesa e Kryeministrit për pezullimin dhe mbetet vendimi i parë”, tha ai.

Të fundit