Flash News

E-TJERA

Imuniteti i Ballukut/ Klodian Braho dhe prokurorët e posaçëm mbërrijnë në Kryesinë e Kuvendit

Imuniteti i Ballukut/ Klodian Braho dhe prokurorët e posaçëm

Kreu i SPAK, Klodian Braho dhe dy prokurorët e posaçëm të çështjes "Balluku" kanë mbërritur në Kryesinë e Kuvendit ku do të zhvillohet mbledhja e Këshillit të Mandateve.

E pranishme në mbledhje pritet të jetë edhe zv.kryeministrja Belinda Balluku.

Kuvendi nuk i ka njohur anëtarët e Këshillit të Mandateve me aktet e reja të dorëzuara nga SPAK bashkë me kërkesën për heqjen e imunitetit të Ballukut, me qëllim arrestimin e saj.

Opozita ka akuzuar Niko Peleshin se e ka fshehur qëllimisht dosjen, ndërsa Kuvendi ka replikuar duke e cilësuar “sekret hetimor” që nuk mund të shpërndahet.

Të fundit