Flash News

E-TJERA

Imuniteti i Ballukut në fokusin e BE, Gonzato thirret për raportim në Bruksel

Imuniteti i Ballukut në fokusin e BE, Gonzato thirret për raportim

Kreu i delegacionit të Bashkimit Evropian, Silvio Gonzato është thirrur në Bruksel për të raportuar lidhur me çështjen e imunitetit të Belinda Ballukut.

Raportimi i Gonzatos u bë ditën kur kryeministri Edi Rama, në mbledhjen e grupit të PS, konfirmoi votimin kundër kërkesës së Prokurorisë së Posaçme, për heqjen e imuniteit dhe arrestimin e Belinda Ballukut.

Siç raporton A2 CNN, Gonzato është thirrur në mbledhjen e Grupit të Punës për Zgjerimin pranë Këshillit të Bashkimit Europian, e cila prej muajsh nuk kishte futur në rendin e diskutimeve zgjerimin e Shqipërisë.

Mësohet se Gonzato ka informuar përfaqësuesit e vendeve anëtarë të Bashkimit Europian krahas reformave të ndryshme, edhe për çështjen Balluku dhe reformë në drejtësi të cilat lidhen me progresin e Shqipërisë në grupkapitullin e parë, që kërkon me çështjet Themelore.

Të fundit