Flash News

E-TJERA

Imuniteti i Ballukut sot në Kuvend, opozita në protestë, ç'do ndodhë në seancën plenare

Imuniteti i Ballukut sot në Kuvend, opozita në protestë,

Kuvendi i Shqipërisë do të vendosë sot mbi fatin politik dhe ligjor të deputetes dhe ish-ministres Belinda Balluku, pasi në seancën plenare të parashikuar për në orën 10:00 pritet të shqyrtohet kërkesa për heqjen e imunitetit të saj.

Sipas rendit të ditës të publikuar nga Kuvendi, kjo çështje do të jetë pika e parë në axhendën e seancës së 12 marsit, menjëherë pas nisjes së punimeve në sallën plenare. Diskutimi pritet të shoqërohet me debate dhe tensione politike mes mazhorancës dhe opozitës.

Kërkesa është paraqitur nga Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), e cila i ka kërkuar Kuvendit autorizim për arrestimin e deputetes Balluku. Sipas prokurorisë së posaçme, ekzistojnë dyshime se deputetja ka intimiduar dëshmitarë dhe mund të paraqesë rrezik për prishjen e provave gjatë hetimit.

Megjithatë, Partia Socialiste e Shqipërisë i ka dalë në mbrojtje deputetes së saj, duke deklaruar se do të votojë kundër kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit. Qëndrimi i mazhorancës pritet të jetë vendimtar në votimin që do të zhvillohet në fund të diskutimeve.

 Nga ana tjeter, paralelisht PD ka thirrur një protestë të ambientet e jashtme të Parlamentit. Kreu i grupit parlamentar të opozitës, Gazment Bardhi, në një konferencë për shtyp, u shpreh se në rast se deputetët do të votojnë kundër heqjen së imunitetit për Ballukun, godina e Kuvendit do të konsiderohet mburojë për të korruptuarit dhe do të duhet të shembet. 

Ish-zv/kryeministrja dhe ish-ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku është marrë e pandehur nga SPAK për ndërtimin e Tunelit të Llogarasë dhe është nën hetim për 7 lotet e Unazës së Madhe. Ndaj saj rëndon akuza “shkelje e barazisë në tendera”.

Të fundit