Flash News

E-TJERA

‘Imunizimi i tufës’ duhet të jetë 60%, mjeku: Sa përqind e banorëve në Tiranë kanë fituar imunitet ndaj Covid-19

‘Imunizimi i tufës’ duhet të jetë 60%, mjeku: Sa
Imunologu Genc Sulcebe

Ndërsa vendi po përballet me shifra çdo ditë e në rritje të personave të infektuar me covid-19, duket se jemi ende larg imunizimit të tufës, fenomen që duhet të jetë mbi 60%.

Imunologu Genc Sulcebe thotë se aktualisht në Tiranë 20% e banorëve kanë krijuar imunitet, ndërsa jashtë kryeqytetit është më i ulët.

“Aktualisht, në Tiranë duhet të jemi afër 20% por në rang vendi shifrat janë të më të ulëta pa dyshim, duhet të jemi te 10% ende”, thotë mjeku, i cili sqaron se personat që kanë kaluar infeksionin kanë imunitet për një periudhë të gjatë.

“Imuniteti është në varësi të intensitetit të kalimit të sëmundjes. Mendohet se imuniteti do ketë zgjatje 1-2 vjet”, tha mjeku për mediat.

Të fundit