Flash News

E-TJERA

Imzot Angelo Massafra jep dorëheqjen si Arqipeshkv i Shkodrës

Imzot Angelo Massafra jep dorëheqjen si Arqipeshkv i Shkodrës

Imzot Angelo Massafra ka dhënë dorëheqjen si arqipeshkv i metropolit të Arqipeshkvisë Shkodër-Pult. Papa Françesku ka pranuar dorëheqjen e tij për shkak të moshës që imponon ky pozicion, pasi një ditë më parë mbushi 75 vjeç.

Nunci Apostolik në Shqipëri imzot Luigi Bonazzi, përmes një shkrese zyrtare ka njoftuar imzot Massafran për pranimin e dorëheqjes nga Ati i Shenjtë, me një shkresë që mban datën 22 shkurt 2024.

Shkëlqesi, ju vë në dijeni se Ati i Shenjtë e ka pranuar dorëheqjen nga qeverisja baritore e Arqidioqezës së Shkodër- Pultit, të paraqitur nga Ju në përputhje me Kanunin 401/1 të Kodit të së Drejtës Kanonike, me formulën ‘nunc pro tunc’. Prandaj, Ju lutet që të vazhdoni ta udhëhiqni selinë e Shkodër- Pult derisa të emërohet Pasuesi Juaj.” – thuhet në dokument.

Imzot Angelo Massafra jep dorëheqjen si Arqipeshkv i Shkodrës

Angelo Massafra prej 27 vitesh ka drejtuar dioqezën Shkodër-Pult. Ai është shuguruar ipeshkëv nga Papa Gjon Pali i Dytë me 6 janar 1997 në Vatikan.

Arbëresh me origjinë, imzot Massafra tashmë është zyrtarisht edhe shtetas i Republikës së Shqipërisë, dhe deri disa javë më parë, ka qenë President i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë.

 

Të fundit