Flash News

E-TJERA

Imzot George Frendo tregon eksperiencën me Covid-19: Më ka ndihmuar shumë që të ndihem më solidar

Imzot George Frendo tregon eksperiencën me Covid-19: Më ka ndihmuar
Foto ilustruese/ Imzot George Frendo

Imzot George Frendo,  Arqipeshkvi i Tiranё dhe Durrёsit rrëfeu eksperiencën e tij me Covid-19. Nga Bari, Itali ku gjendet prej më shumë se tri javёsh, Imzot George Frendo tha se ka kaluar një situatë të vështirë.

Për Radio Vatikanin ai tha se kjo situatë e ka ndihmuar që të ndihet më solidar me ata që janë të infektuar.

“Të dashur dëgjues, po ju flas nga Bari. Jam këtu, kam më shumë se 3 javë. Kam ardhur këtu me urgjencë pasi isha në gjendje shumë të keqe nga pikëpamja shëndetësore. I infektuar me virusin COVID. Atëhere bashkëpuntorët e mi vendosën të më dërgojnë këtu. Isha në situatë të keqe.

Nuk ishte eksperiencë e bukur. Sigurisht që jo. Megjithatë më ka ndihmuar shumë. Se pari gjatë këtyre javëve jam ndjerë shumë afër Jezu Krishtit, që ka provuar vuajtjet sëmundjet, edhe vdekjen padrejtësisht të imponuar mbi të për shërbimin tonë, Kur ne pranojmë vuajtjet e dhimbjet tona me shpirtin krishterë, ndihemi më afër Jezu Krishtit shpëtimtar.

 Më ka ndihmuar edhe shumë kjo eskperiencë që të ndihem më solidar me ata që janë të infektuar. Sa shumë kanë rënë viktimë e kësaj sëmundje, sa shumë kanë vdekur, sa shumë janë edhe duke luftuar me virusin që të mbijetojnë edhe atëhere gjatë kësaj periudhe jam lutur jo vetëm për veten, por edhe për këta, dhe për ata që kujdesen për ta",  rrëfeu Frendo 

Ditari politik

Të fundit