Flash News

E-TJERA

Imzot George Frendo tregon lidhjen e veçantë me Shqipërinë: Një prift Domenikan ishte rrëfyes i Skënderbeut

Imzot George Frendo tregon lidhjen e veçantë me

“Është ligji i Kishës që kur një ipeshkëv arrin moshën 75 vjeç duhet ti paraqesë dorëheqjen e tij Papës.” Kështu u shpreh Arqipeshkëvi i Tiranës dhe Durrësit, George Frendo, i cili doli në pension pak kohë më parë

Në një intervistë për Arguentum, Izmot Frendo ka treguar se ardhja dhe vendosja e tij në Shqipëri, nuk ishte e rastësishme. Ai tha se ka ndjekur gjurmët e paraardhësve të tij, Domenikanëve, të cilët fillimisht kanë ardhur në Shqipëri, pas vdekjes së Shën Domenikut, themeluesi të tyre.

Ndër të tjera, Imzot Frendo tregon se një nga priftërinjtë domenikanë ka qenë edhe rrëfyes i Gjergj Kastriot Skënderbeut.

“Domenikanët kanë qenë këtu pak kohë pas vdekjes së themeluesit tonë, Shën Domeniku. Shën Domeniku vdiq në vitin 1221. Dhe në vitin 1240 Domenikanët e parë kanë ardhur këtu në Shqipëri. Kanë filluar në Durrës, pastaj në jug të Shqipërisë dhe më pas në veri në Shkodër. Kanë hapur dhe një kolegj në Durrës. Kemi patur dhe shumë ipeshkëvinj Domenikanë. Ata u larguan nga turqit pas vdekjes së Skendërbeut, pasi që Domenikanët ishin shumë afër Skendërbeut. Madje nje prift Domenikane ishte dhe rrefyes  Skënderbeut ”, tregon Imzot Frendo.

Gjatë kohës që i ka shërbyer Kishës Katolike në Shqipëri, Imzot Frendo shprehet se ka një dashuri të ndërsjellë mes tij dhe popullit shqiptar.

“Gjithmonë e kam dashur Shqipërinë, kam dashur shumë shqiptarët. Shqiptarët më kanë dashur shumë, dhe sigurisht me shumë keqardhje do të largohem, me shumë keqardhje”, u shpreh Frendo.

Imzot George Frendo ka qenë edhe gurthemeli i krijimit të Komiteti Ndërfetar Shqiptar, me propozim të paraardhësit të tij Imzot Mirdita.

“Imzot Mirdita ka kërkuar prej meje që unë të jem në komitet për të themeluar këtë komision. Dhe në fakt kam punuar edhe për statutin e KNFSH-së, Këshillit Ndërfetar, dhe Po, gëzohem që kam qenë një instrumental në krijimin e këtij këshilli ndërfetar”, shprehet Imzot Frendo.

Të fundit