Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Genc Pecnikaj
Me 1 janar u përcoll në banesën e fundit trupi i të ndjerit Ndoc Mulaj, një dashurues i madh i maleve, Alpeve e natyrës së Shqipërisë.
Një ikje tragjike në muzgun e datës 30 dhjetor, ku trupi ju shkëput nga shpirti e shpirti i lirë ju kthye amëshimit, fluturimit mbi ato maja e kreshta malesh që aq shumë i deshi, e që ja formësuan karakterin deri ditën e fundit të jetës së tij tokësore.
Përtej trishtimit vibrues kur mendon që s'do jetë më midis nesh, Ndoci la shumëçka për të mos u harruar e për të kapërcyer këtë dhimbje...
Lindur në qendër të Alpeve në majën e "amfiteatrit" natyror të Nikaj - Merturit, me një pamje fisniku e trupdrejtë si ahet e bjeshkëve ku u rrit, pasi u largua si shumica e malësorëve nga ato male, në kërkim të lirisë që i dha koha, ai, si rrallëkush tjetër, ju rikthye pas vitesh asaj lirie të parë, lirisë mes ajrit të maleve, luginave e lendinave, atje ku shpirti nuk burgoset nga asnjë vogëlsinê tunduese moderne.
Jeta e tij u kthye në një shtegtim pafund, në kufinjtë e epikes, "check-in"-et intensive nga zhurmat e qyteteve e në maja të maleve, nga bjeshka në vërri e fshatra të braktisura, nga sallat e konferencave e në kullat alpine, nga luginat e thella te lumenjve kristal e vrap në kreshtat e rrufeve.
Nga këto shtegtime ai na la imazhe te rralla me aparatin e tij fotografik, foto që do i kishin zili dhe reporterët e "National Geographic", kanione të panjohura, lugina përrallore dhe detaje mitike me zaje të pashkelura, shkrepa kafshesh te egra, kulla te braktisura që s'dine te rrezohen, keshtjella shumë te vjetra, kisha e rrënoja mes maleve, agime vals ngjyrash e perëndime diellpërflakura, lule që shpërthejnë mbi gurë e ahe e pisha shekullore mbi humnera, qafa malesh thikë e pejsazhe rudinash, fshatra të braktisura e jeta që rikthehet në to rishtaz....
Me këto imazhe dhe postimet që bënte, ai ndezi si rrallëkush pasionin tek të tjerët mbi shtegtimet, për t’i përjetuar në vend këto madhështi të natyrës. Frymëzoi për në Alpe jo vetëm aventurierët e ecjeve në këmbë, por duke e masivizuar e kthyer në "modë" ecjen në shtigjet ku priu ai.
Reporterë, artistë e gazetarë të njohur vendas e të huaj, historianë e hulumtues, ekspertë turizmi malor, shkencëtarë mjedisi e speleologë, ishin elita që ju vunë prapa mentorit të maleve Ndoc Mulajt, në ekspeditat e tyre për të rizbuluar këto male.
Bëri të njohura për botën dhe rrugë e shtigje tashmë të harruara, shumë të vjetra, shtigjet e Pultit antik, krahinës së Pjetërshpanit, sot krahina e Dukagjinit, apo dhe rrugët e Dukagjinit të vjetër, sot Puka, rrugë që lidhnin dikur Shkodrën e Lezhën me Pejën e Gjakovën, e malësitë me këto qytete, mespërmes maleve te thella, luginave e qafave te maleve te Shales, Shoshit, Nikaj- Merturit, Malesise se Gjakoves e përtej.
Janë shënjimet (markimet) me ngjyra të ndezura të dorës së Ndoc Mulajt që do ju tregojnë shtigjet e vjetra e të reja pasionantëve të maleve edhe për shumë kohë. Nje traditë tashmë e shtruar nga ai.
Eksploroi si rrallëkush shpellat e thella të Alpeve, në Nikaj - Mertur e përtej, të cilave u njihej madhështia vetëm si legjendë, por që me speleologët më të mirë të Italisë, Austrisë e Zvicrës jua bëri të njohur dhe botës këto "bira" madhështore gjeologjike.
Promovoi në panaire lokale e rajonale produktet më autentike të malësorëve dhe jo vetëm, shpirtin e tyre eposin kreshniko- lirik në lahuta, cifteli, fyell e në valle, vendet më karakteristike, vecantitë e pakapura nga të tjerët të Thethit, Valbonës, lumit të Gashit e të Shalës, shpalosjen e natyrës nga Puka e Mirdita e deri në Kelmend e Qafë Morinë, kullat, bimet endemike dhe të rralla, Kakinë e Nikajve- farmaci natyrore, Vranën e Madhe me mikrokozmosin e saj idilik, bukuritë e fshatit më të bukur malor, atij Curraj Epër, në zemër te këtij ansambli alpin e shumë të tjera.
Ishte një zë e veprimtar aktiv i mbrojtjes së natyrës së Alpeve e jo vetëm. Janë emocionuese fotot e tij mbi kreshta, kanione e humnera në sfondin e këtyre peisazheve mahnitëse, si një "dre alpin" siç e ka cilësuar dhe miku i tij, poeti i njohur Fran Ukcama.
Ndihmoi shumë dhe ju priu grupeve eksperte te punes në terren me projekte kombetare e ndihme nderkombetare, si GIZ Albania etj. per ti kthyer keto zona ne sa më shumë "Zona te Mbrojtura" si Parqe të Mbrojtura Rajonale e Kombetare. Përmendim këtu "Parkun Rajonal Nikaj-Mertur" (miratuar në nivel Qarku rreth vitit 2015, por e pasigluar(!) nga ministri i Mjedisit i kohës), Parqet e Mbrojtura Kombetare te Lumit te Shales dhe Malit të Munellës ku dhe dha jetën natën e 30 dhjetorit, pas një eksplorimi.
Filmimet e tij mbi kafshë të egra në zhdukje si rrëshqebulli ballkanik, shqiponjat, drerët, dhitë e egra, etj. janë një dëshmi dhe pasuri e çmuar e kësaj fushe.
Postimet dhe shënimet e këtij shtegtari epik na kanë lënê dëshmi fort me vlerë mbi toponime të vjetra, emërvendet ku shkeli e rrëfenja të harruara, që koha moderne po i zhduk me shpejtësi, një pasuri kjo e cmuar etno-gjuhësore.
Lakonik dhe me humor të hollë në bisedë, siç e kanë cilësi ata malësorë të fisëm të trevës së Nikaj Merturit, papritmas shfaqte krejt pasionin e një fëmije në gjërat që donte, sidomos për natyrën e lartësitë....
EPILOG:
"Vec në male përjetoj madhështinë e Krijimit dhe kuptimin e të qënit i lirë".
Këto fjalë të filozofit Martin Hajdeger, i rrinin fort për shtat dhe shkrimtarit tonë Martin Camaj, nga Temali i Dukagjinit. Shpirti i Ndocit sikur e parandjeu shtegtimin e tij të fundëm, plot 45 ditë përpara se të ikte...dhe postoi një poezi ndjenje të Camajt...dëshirës me u shkri përjetë me tokën e malet ku lindi, në bar e farë, në avull e shi dhe në shkënb e gur kufini...
Lamtumirë Ndoc Mulaj, o shtegtar i përjetshëm, që na mësove sesi duhen malet e lartësitë deri në sakrificë!
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38