Flash News

E-TJERA

Inaugurimi i Trump, Tare: Presidenti triumfoi përballë pengesave

Inaugurimi i Trump, Tare: Presidenti triumfoi përballë pengesave

Studiuesi Auron Tare komentoi ceremoninë e inaugurimit të Donald Trump si president i 47-të i SHBA. 

Duke folur në News 24, Tare tha se presidenti Trump triumfoi përballë pengesave, teksa u çua edhe në gjykatë. Sipas Tares, Trump beson se është në një mision hyjnor për ta shpëtuar Amerikën.

"Zonja e Parë e Amerikës është nga Ballkani. Ceremonia e inaugurimit të presidentit Trump ishte e këndshme. Në event ishin njerëzit më të fuqishëm në SHBA. Është triumf i jashtëzakonshëm sepse askush nuk besonte se Trump sot do ishte këtu.

Donald Trump ishte një vrapues me pengesa, pasi e dërguan në gjyq, i bënë atentat. Në fjalim, Trump kishte vetëbesim hyjnor, tha se i shpëtova atentatit për ta kthyer Amerikën e madhe. Ai beson në një mision hyjnor, përtej politikës", tha Tare. 

Të fundit