Flash News

Ditari i Opozitës

Inceneratorët, Berisha: Afera nisi në 2014, qeveritarët vodhën me stil, firmosën 17 marrëveshje në 24 orë

Inceneratorët, Berisha: Afera nisi në 2014, qeveritarët

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi nga foltorja e Kuvendit se afera e inceneratorëve ka nisur që në vitin 2014, me një kompani që nuk është marrë kurrë me përpunimin e mbeturinave.

Berisha deklaroi se janë formosur 17 marrëveshje për 24 orë, pa tender duke i shërbyer kështu korrupsionit të Ramës duke i dhënë 22 milionë euro inceneratorit të Elbasanit. Berisha e drejtoi gishtin nga disa qeveritarë duke theksuar se pa vulën, firmën dhe angazhimin e tyre afera nuk mund të realizohej.

"Pretendonte të ishte e Zotos, Gugalles, etj, ajo ishte e qeveritarëve. Kësaj kompanie me një procedurë të rrufeshme të pashembullt në historinë e këtij shteti duke firmosur 17 dokumente në 24 orë, me negociim pa shpallje, pa tender, me korrupsion të siguritë, i jepen 22 milionë euro për djegësin e Elbasanit. Kompania që mund ta quajmë Ahmeti, Gjiknuri, mund ta quajmë Rama, Agaçi, mund ta quajmë Metani e të tjerë, kjo kompani prokuron në Lugano një djegës, instalon atë me çelësa në dorë për 12 milionë euro. 10 milionë euro ngelen në llogaritë e qeveritarëve që vepruan në mënyrë të rrufeshme. Pse thuhet qeveritarëve? Kjo s’mund të bëhej kurrë pa firmën, vulën dhe angazhimin total të qeverisë", tha Berisha.

Ish-kryeministri tha se skema e aferës i përsërit me Fierin për të vijuar edhe me Fushën e Sharrës. Berisha tha se paratë u lanë në dorë të qeveritarëve të cilët ndërtuan një skemë klasike vjedhje.

"Paratë ju lanë qeveritarëve. Skema u përsërit me Fierin, jashtë çdo procedure, negocim pa shpallje. Në 15 milionë kaloi fitimi dhe pastaj kaloi drejt Tiranës. Komisioni ndahet. Ata që pranojnë se kanë vjedhur vetëm 100 milionë, sulmojnë. Ku janë? Ku janë 420 milionë thonë, se për 100 milionë s'kanë vërejtje. Në Tiranë është vjedhur më me stil. Asnjë incenerator në punë. Fusha e Sharrës, ndërmarrje publike, ku depozitoheshin plehërat, një mëngjes nga kompani publike, bëhet kompani Gugalle e Erion Veliajt. Sharra pret flori për Ramën. Çdo ton mbetje do depozitohej në Sharrë duke i paguar kompanisë Veliaj me emrin Gugalle 28 euro për ton. Do ndërtohej me 128 milionë djegësi duke paguar si për djegjen kur ato kompostoheshin dhe nuk digjeshin, 28 euro për ton. Kemi të bëjmë me një skemë klasike vjedhje. Aktakuza e ngritur ndaj Lefter Kokës, hajdutit të dobishëm është 100% e përshtatshme për kreun e Meduzës, Agaçin, Ahmetajn, Gjiknurin dhe Veliajn", shtoi Berisha.

Të fundit