Flash News

E-TJERA

Inceneratorët, gazetari: Italiani i shpallur në kërkim është paguar 330 mijë euro në muaj nga qeveria

Inceneratorët, gazetari: Italiani i shpallur në kërkim

SPAK mbylli sot hetimet për inceneratorin e Fierit duke dërguar për gjykim ish-ministrin Lefter Koka, ish-deputetin socialist Alqi Bllako dhe 19 persona të tjerë të përfshirë në aferë.

Mes tyre, është edhe një shtetas Italian Giuseppe Ciaffaglionen i shpallur në kërkim nga SPAK.

Gazetari Klodian Tomorri në një postim në Facebook, shkruan se shtetasi Italian është paguar nga qeveria për inceneratorët me 330 mijë euro në muaj. Tomorri shkruan se fillimisht shtet i ka kaluar këto lekë në llogari të italianit dhe tani kërkon ta burgosë.

Gazetari nënvizoi se kreu i ri i SPAK, Altin Dumani, duhej fillimisht të bllokonte inceneratorin e Tiranës.

Postimi i gazetarit:

Nje cmenduri alla Rilindase

SPAK ka shpallur ne kerkim Giuseppe Ciaffaglionen, i cili sipas letrave qe kane bere keta, rezulton pronar me 30 per qind tek koncesioni i inceneratorit te Tiranes.

Qeveria dhe bashkite e qarkut Tirane dhe Durres i paguajne cdo muaj 1 milione euro inceneratorit te Tiranes. Nga keto 330 mije euro-OPEX shkojne ne llogarine private te Ciaffagliones.

Pra qeveria i thote Ciaffagliones, urdhero 330 mije euro cdo muaj tek llogaria jote qe ti kesh njehere. Ama po te kapa do te fus ne burg. A ka cmenduri me te madhe se kjo?

Kur dolen keto historite e Zotos dhe Mertirit, kompania koncesionare e inceneratorit te Tiranes tha qe ne nuk kemi lidhje me keta. I kemi thjesht nenkontraktore dhe nuk mbajme pergjegjesi nese ata mund te kene shkelur ligjin. Po tani qe ka rene pronari me letra brenda, si do e justifikojme?

Ky zoteria, qe u zgjodh kreu i SPAK dhe per te cilin ka shume pritshmeri, vendimin e pare qe duhet te merrte ishte bllokimi i inceneratorit te Tiranes.

Hetimi i fajtoreve dhe atyre qe kane shkelur ligjin eshte shume i rendesishem. Keta duhet te bllokojne urgjentisht pagesat per inceneratorin e Tiranes se ajo qe ndodh aty eshte cmenduri.Por me e rendesishme dhe emergjente aty eshte te ndalet vjedhja. Sepse njerezve kjo u intereson, te mos vidhen. Pastaj hetimet per te gjetur fajtoret te vazhdojne sa te duan.

Tani ose bllokoni pagesat per inceneratorin e Tiranes, ose hajde bejme nje prokurori tjeter speciale qe te hetoje SPAK-un. Se keshtu kjo nuk shkon. Pronari ne kerkim nga drejtesia, qeveria i con 330 mije euro cdo muaj ne llogari. Njesoj sikur qeveria italiane te paguante kompanite e Totto Rinas, kur e kishte ne kerkim. Kete po bejne keta. Dhe e gjitha kjo kalon si nje gje normale.

 

Të fundit