Flash News

E-TJERA

Inceneratorët, gazetari Kikia: Do i bëja me qejf dy vite burg për 30 mln euro

Inceneratorët, gazetari Kikia: Do i bëja me qejf dy vite burg për

Gazetari Mentor Kikia ka deklaruar se inceneratorët janë të lidhur me aferën e evazionit në tërësi .

I ftuar në emisionin ‘Open’ në Neës 24, Kikia thotë se të gjithë do të ishin gati të shkojnë në burg për 2 vjet për 30 mln euro, referuar skandalit të denoncuar më herët nga LSI ku në emër të të moshuarit, Thanas Çani dhe 90-vjeçares Haxhire Gurakuqi ku figuronte me një biznes me vlerë 30 milionë dollarë në Lezhë.

Kemi të bëjmë me dy ngjarje, afera e evazionit në tërësi dhe kjo nuk është hera e parë, më herët kanë shkuar në dyert e drejtësisë rrjete të tëra kompanish fiktive ku përfitonin rimbursimin e TVSH. E reja në këtë histori është përfshirja edhe e inceneratorëve dhe implikimi i tyre merr një tjetër peshë si ngjarje edhe pse edhe pa këtë është një ngjarje e rëndë.

Këtu kupton që ka ende për të ndodhur, duhet të presim nga organet e drejtësisë. Duhet vënë para një çështje tmerrësisht e rëndë që në rastin më të mirë mund të ketë ndodhur si pasojë e paaftësisë së institucioneve shqiptare dhe në rastin e keq nga bashkëpunimi. Afera është më shumë se e rëndë dhe nuk mund të justifikohet veshja me mantel politik.

Ata të aferës së parë janë dënuar për evazion. Të gjithë do të ishim gati të shkonim në burg për 2 vjet për aq sasi parash. Kush nuk do të donte 30 mln dollarë për 2 vite burg?”, tha ai.

Të fundit