Flash News

E-TJERA

Inceneratorët, gazetari: Personazhe të njohur publikë mund të merren të pandehur

Inceneratorët, gazetari: Personazhe të njohur publikë mund

Gazetari Artan Hoxha ka folur për çështjen e inceneratorëve, duke treguar se personazhe të njohur publikë janë toleruar nga SPAK, megjithatë ata janë gjithashtu nën hetim.

Ai tha për ‘ABC Live’ se nuk përjashtohet mundësia që të merren të pandehur. Gjithashtu shtoi se pritet që hetimet të fokusohen tek inceneratori i Tiranës, duke theksuar se presioni për këtë të fundit është i lartë.

Kujtojmë se për aferën e inceneratorëve ndodhen në burg, ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka dhe ish-deputeti socialist Alqi Bllako.

“Është një çështje në hetim. Nuk do të mbyllet kaq shpejt. Interes ka se çfarë po bëhet me këtë hetim dhe a do të shtrihet më tej. Deri tani nga ajo që kemi parë rezulton që ka qenë skenë e gjerë ku janë përfshirë shumë personazhe.

Janë financuar fushata elektorale dhe media për të deformuar realitetin. Deri tani ky hetim ka pasur dy faza jemi në pritje të fazës së tretë. Janë shtrirë kryesisht me të Elbasanit dhe Fierit. E treta është më i kushtuari, ky është 128 milion euro dhe nuk ekziston. Te dy të parët kemi një objekt, në Tiranë kemi vetëm një landfill.

Jemi në pritje të Tiranës se çfarë do të bëhet. Edhe kjo që është bërë deri tani është sukses. Prokuroria ka boll elementë, e ka shpërbërë skemën. Por ndodhet para faktit që a do të ketë vullnet të shkojë më lart. Ka disa personazhe të zgjedhur publik që duket sikur janë toleruar nga prokuroria. Më është thënë që i kemi nën hetim. Nuk e përjashtojnë mundësinë që mund të merren nën cilësinë e të pandehur.

Për Tiranën janë akoma duke hetuar. Presioni për Tiranën është jashtëzakonisht i madh. prokuroria ka një element të rëndësishëm të ndaluar si Alqi Bllako. Ka firmosur shumë shkresa që kanë lëvizur nga ministria e tij në drejtim të Kryeministrisë dhe bashkive. Ka një mundësi që të ulë ngarkesën e vet dhe ti bëjë një shërbim publikut. Presioni për hetimin e Tiranës është shumë i madh. U bëj apel të mos tërhiqen”, u shpreh Hoxha.

 

 

Të fundit