Flash News

E-TJERA

Inceneratorët/ Gazetari paralajmëron: Priten arrestime të tjera, SPAK shkon deri tek ish-at

Inceneratorët/ Gazetari paralajmëron: Priten arrestime të tjera,

GJKKO lëshoi dje 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë e përfshirë në aferën e inceneratorit e Fierit dhe 5 urdhër-arreste për të përfshirët në atë të Elbasanit. Mes tyre, është edhe deputeti socialist Alqi Bllako, për të cilin SPAK kërkoi autorizim për arrestim.

Gazetari Elton Qyno tha për Ora News, se pritet të ketë arrestime të tjera për aferën e inceneratorëve. Ai shtoi se SPAK nuk e ka fuqinë të shkojë në shkallë më të larta, por shkon deri tek ish-zyrtarët.

Gazetari nënvizoi se sa i përket inceneratorit të Tiranës, deri tanë nuk ka asnjë urdhër-ndalimi apo arresti, çka nënkupton se pushteti qendror është më i fortë.

“Sigurisht që do të ketë arrestime të tjera, sepse kjo situatë është ndër skemat më të madhe që kanë ndodhur në Shqipëri. Kemi një kallëzim shumë domethënës për Tiranën. Ne kemi shkuar në një nivel tjetër tani. Edhe në Fier, edhe në Elbasan, SPAK-ut i është dashur 2 vite për të arritur këtu, nuk ka këllqe për tu ngjitur një shkallë më lart, shkon vetëm tek ishat. Nuk janë të gjendje të shkojnë dhe t’ia hedhin prangat në institucion. Në Tiranë po jepen para për incineratorët dhe nuk po preket askush, aq fuqi kanë këta njerëz. Kjo tregon pse këta po goditen dhe këta në qendër nuk goditen, sepse pushteti është më i fortë në qendër”, tha Qyno.

Të fundit